Mjaftojnë dy orë përpara ekraneve, që fëmijët tuaj të rrezikohen nga çrregullime serioze


Gazeta Express
18 Prill 2019 12:25

Fëmijët, të cilët kalojnë orë të tëra duke i shikuar ekranet qoftë ato telefona apo televizor, janë të prirur të kenë sjellje më të këqija dhe të kenë çrregullime me vëmendjen ndaj gjërave, shkruan Dailymail, transmeton Gazeta Express.

Fëmijët nën moshën 5 vjeçare, të cilët përdorin telefona të mençur, tablet ose teknologji të tjera për 2 ose më shumë orë gjatë ditës janë shtatë herë më të rrezikuar nga këto çrregullime. Koha e kaluar përpara ekraneve ka një impakt të dukshëm në zhvillimin e fëmijëve, dhe sipas studiuesve ky duhet të jetë një paralajmërim për prindërit.

Një nga autorët e këtij studimi, ka sugjeruar që kjo ndodhë sepse koha e shpenzuar duke shikuar vetëm një ekran është kohë e humbur për t’u marrë me aktivitete më të shëndetshme, siç është sporti apo edhe gjumi.

Për fëmijët nën moshën 5- vjeçare koha ideale për të qëndruar përpara një ekrani qoftë ai televizor apo telefon është gjysme ore.

Disa shkencëtarë nga Universiteti Alberta kanë studiuar më shumë se 2.400 familje dhe kanë ardhur në këto përfundime mbi dëmet, që këto ekrane janë duke ua bërë fëmijëve.

“Ne kemi parë që koha e kaluar përpara ekraneve rrit rrezikun që fëmijët të zhvillojnë ADHD- çrregullimin e deficitit të vëmendjes, që prekë zakonisht fëmijët”. Hulumtuesit gjithashtu kanë gjetur se përdorimi i tepërt i telefonave nga fëmijët e kësaj moshe ka efekte më negative se sa gjumi i tepërt apo edhe stresi nga prindërit.

“Në një analizë tjetër të bërë në kuadër të këtij studimi, kemi parë se fëmijët që përdorin telefonat për një kohë të gjatë nuk arrijnë t’i bëjnë 10 orë gjumë, gjë që dëshmon se sa më shumë kohë përpara ekraneve aq më pak gjumë”. Mungesa e gjumit tek fëmijët shkakton një zhvillim jo të mirë të trurit, dhe probleme të tjera që vijnë me kohë.

Në të kundërtën ushtrimi i ndonjë aktiviteti fizik apo gjumi i mirë mbron trurin e fëmijëve nga këto efekte negative. Përderisa hulumtuesit bëjnë këtë paralajmërim ata gjithashtu thonë se nuk është e thënë që fëmijët të mos përdorin kurrë teknologjinë, mirëpo prindërit duhet të sigurohen që edhe gjatë kësaj kohë ata ta përdorin në një mënyrë pozitive.

Studimi i bërë në krye me Dr. Bob Parron është publikuar në revistën “PLOS ONE”. /Gazeta Express

Përktheu: Endrina Ramabaja

Te fundit


Kthehu lart