Mitrovica e Veriut dhe Zveçani vendosin që ta kufizojnë qarkullimin nga ora 12:00 deri në 6 të mëngjesit - Gazeta Express
string(103) "mitrovica-e-veriut-dhe-zvecani-vendosin-qe-ta-kufizojne-qarkullimin-nga-ora-1200-deri-ne-6-te-mengjesit"

Gazeta Express

09/04/2020 16:30

Mitrovica e Veriut dhe Zveçani vendosin që ta kufizojnë qarkullimin nga ora 12:00 deri në 6 të mëngjesit

Gazeta Express

09/04/2020 16:30

Shtabi i Krizës për komunën e Mitrovicës së Verit dhe Zvecanit i kryesuar nga Goran Rakic ka vendosur që të ndalojë lëvizjen e njerëzve nga ora 12 e mesditës deri në ora 6 të mëngjesit.

Për këtë vendim ka njoftuar vet kryetari i Mitrovicës së Veriut, Goran Rakic që do të hyjë në fuqi nga nesër dhe do të zgjasë 14 ditë, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Rakic ka thënë se “vendimi është marrë në koordinim me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës dhe Ministrinë e Shëndetësisë për të lehtësuar luftën kundër pandemisë”.

Ky vendim ka ardhur si pasojë e rritjes së numrit të të infektuarave në këto komuna ditëve të fundit.

Rakić: U Mitrovici i Zvečanu zabrana kretanja od podneva do 6 ujutru u narednih 14 dana