Mitet e gabuara në lidhje me shëndetin mental - Gazeta Express
string(45) "mitet-e-gabuara-ne-lidhje-me-shendetin-mental"

Mitet e gabuara në lidhje me shëndetin mental

Gazeta Express

06/10/2020 13:52

Për vite me rradhë, shëndeti mental është keqkuptuar nga shumë njerëz. Fatmirësisht, kohëve të fundit, kjo çështje ka filluar të marrë vëmendjen e duhur dhe të trajtohet edhe nga ekspertë shëndetësorë.

Më poshtë janë disa nga mitet e gabuara në lidhje me çrregullimet e shëndetit mental:

Lexo Edhe:

1.Problemet e shëndetit mental janë të rralla

Këto deklarata në lidhje me numrin e personave, që përballen me këto probleme janë të gabuara. Në vitin 2001, sipas OBSH-së, një në katër persona në botë preken nga ndonjë çrregullim mendor në një etapë të jetës së tyre. Aktualisht, 450 milion njerëz janë duke përjetuar probleme të tilla.

Një nga problemet më të shpeshta mentale është depresioni, i cili çdo vit prekë 264 milion njerëz në gjithë botën. Sipas hulumtimeve të fundit, ky  numër është trefishuar gjatë pandemisë. Një problem tjetër mjaft i shpeshtë është edhe çrregullimi i përgjithshëm i ankthit, i cili prek 6.8 milion të rritur në ShBA.

2. Ataku i panikut mund të jenë fatal

Ataku i panikut është një gjendje mjaft shqetësuese, që shoqërohet edhe nga rrahje të shpeshta të zemrës dhe frikë. Gjithsesi, kjo gjendje nuk mund të jetë fatale. Është shumë e rëndësishme të ceket se nëse një person përjeton një çrregullim të tillë, duhet të gjej një vend të sigurt, i cili nuk do të paraqiste rrezik për jetën.

3. Personat me çrregullime mendore nuk janë të aftë për punë

Një mit tjetër mjaft i gabuar është se njerëzit, që përjetojnë probleme mentale nuk janë të aftë të punojnë. Është e vërtetë që problemet mentale e afektojnë edhe jetën e njerëzve, mirëpo menaxhimi i duhur i këtyre problemeve, mundëson zhvillimin normal të jetës tek këta persona.

Sipas hulumtimeve të bëra në ShBA, 54.5% e individëve me çrregullime mendore, ishin të punësuar dhe produktivë për shoqërinë.

4. Vetëm personat pa shoqëri kanë nevojë për terapistë

Ekziston një ndryshim i dukshëm në mes të të folurit me terapistë dhe me shoqërinë. Të dy këto mund të ndihmojnë në reduktimin e probleme mentale në mënyra të ndryshme, mirëpo një terapist i trajnuar mund të trajtoj problemet në mënyrë konstruktive.

6. Problemet e shëndetit mental janë permanente

Diagnoza e një çrregullimi mental nuk është domosdoshmërisht një problem, që zgjatë tërë jetën. Çdo individ përjeton këto sëmundje në mënyra specifike. Gjithsesi, është e rëndësishme të dihet se asnjë çrregullim mendor nuk zgjatë tërë jetën dhe secili prej tyre mund të trajtohet.

7. Çrregullimet e ngrënies i prekin vetëm femrat

Ekziston një mendim se çrregullimi i ngrënies i prekë vetëm femrat, dhe jo meshkujt. Ky është një tjetër mit i pavërtetë, pasiqë me anë të studimeve të ndryshme është vërtetuar se ky çrregullim është i pranishëm edhe tek meshkujt. Disa nga këto probleme më të shpeshta janë: anoreksia, bulimia dhe ngrënia e tepërt.

8. Personat me sëmundje mentale janë të dhunshëm

Është e vërtetë që disa persona mund të jenë të dhunshëm, si shkak i problemeve më serioze mentale, mirëpo shumica e tyre nuk tregojnë shenja të dhunës. Sipas disa ekspertëve, njerëzit me probleme mentale në shumicën e rasteve janë viktima të dhunës. /Gazeta Express