Misteri qindra vjeçar i vrasësit të njohur me emrin Jack the Ripper


Gazeta Express
14 Korrik 2019 23:40

Identiteti i vërtet i vrasësit serial viktorian vazhdon të mbesë edhe pas 131 vjetësh. Në lindje të Londrës në vitin 1888 kishte vrasje të njëpasnjëshme të bëra nga një person i vetëm.

Vrasësi është quajtur Jack The Ripper prej atëherë.

Identiteti i tij ka qenë sjellë debate të mëdha historike.

U besua se njëherë në vitin 1992 kjo temë u zgjidh. Një ditar i shkruajtur nga James Maybrick u zbulua. Ai ishte një tregtar i mëndafshit nga qyteti i Liverpulit.

Diteari i cili nuk tregoi emrin e Maybrick, përmbante referenca nga jeta dhe familja e tij, dhe mbante përshkrime të vrasjeve të Ripper që askush përpos vrasësit nuk mund të i dinte. Dokumenti shkaktoi senzacion, dhe shumë besojnë se ai ishte vrasësi i vërtet.

Ka shumë debate gjithsesi, por Maybrick nuk ka asnjë dyshim se ka qenë i përfshirë në këto vrasje.

Ripper vriste kryesisht prostituta, por edhe njerëz të zakonshëm nuk shpëtonin nga dora e zezë e tij. Stili i vrasjeve ishte i njejtë. Ai u prente fytin. Viktimat ishin të gjithë ata që qëndronin pas mesnatës nëpër rrugë.

Londra atë kohë ishte një vend që ishte vërshuar nga migrantë irlandezë dhe çifutë të ikur nga Rusia. /Gazeta Express/

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart