Misteri i “Njeriut të dëborës” që njihet edhe si Jeti


Gazeta Express
10 Korrik 2019 11:46

Njeriu i dëborës apo shkurt Jeti, është një qënie për të cilën ka histori që nga Antikiteti deri në ditët e sotme. Besohet që Jeti jeton në visë të larta malore. Emri Jeti ka mbetur prej banorëve indigjenë të Himalajeve.

Komuniteti shkencor e ka cilësuar Jetin si një mit, kjo për shkak të mungesës së provave bindëse ëpr ekzistencën e tij. Gjithsesi në një studim gjenetik, hulumtuesit kanë gjetur qime në Himalaje të një krijese që daton që nga parahistoria.

Emri Jeti rrjedh nga fjala Ye-ti  që do të thotë banorë i viseve shkëmbore. Ndërsa termi “Njeriu i dëborës” ka mbetur në kohën e ekspeditave britanike në rajonin e Himalajeve prej shekullit 19 kur eksploruesit kishin parë shenja të pazakonta të këmbë në dëborë.

Në vitin 1925, fotografi Norman Tombazi shkruan se kishte aprë një krijesë të çuditshme krejtësisht të bardhë afër Glacierit Zemu që është 4 mijë e 600 metra mbi nivelin e detit. Ai shkroi se e pa krijesën nga 100 metra larg dhe të dy ishin mbetur në vend duke shikuar njëri tjetrin për më shumë se një minutë.

“Padyshim ai kishte ecjen e një njeriu. Por ishte shumë më i gjatë.” Si provë për këtë ai bëri edhe foto të këmbës së kësaj krijese që ishin shumë të ngjashme me të njeriut por shumë më të gjata.

Interesimi i njerëzve ëpr këtë krijesë u rritë jashtëzakonisht shumë prej viteteve të 50’ta të shekullit të kaluar. Fotograf të ndryshëm bënë foto të shenjave të tjera që kishte lënë krijesa. Këto fotografi janë prova më e fortë që ekziston për këtë krijesë. Por ka nga ata që dyshojnë se këto janë të ndonjë ariu polar të stërmadh.

Së fundi në vitin 2007 një ekip i National Geography udhëtoi në Himalaje dhe gjeti përsëri pamje të njejta. Ata gjetën edhe qime të cilat kur i dërguan për test të and’së rezoltuan se i takonin një qënie të panjohur shkencërisht.

Në një konferencë të mbajtur në Rusi në vitin 2011, shkencëtarët deklaruan se është thuajse 95% e vërtet se Jeti ekziston. /Gazeta Express/

Te fundit


Kthehu lart