Kthehu lart

Vërehet diçka e çuditshme në fotografinë e uljes në hënë

Vërehet diçka e çuditshme në fotografinë e uljes në hënë GazetaExpress

Sipas disa teoricienëve konspirativ, qeveria e SHBA-së ka falsifikuar shkuarjen në hënë.

Ata besojnë se ishte më lehtë dhe më lirë të fabrikoheshin dëshmitë që njeriu ka shkelur në hënë – sesa të dërgohej në të vërtetë dikush atje.

Në total janë realizuar gjithsej gjashtë ulje në hënë, të cilat ndodhën prej herës së parë më 1969 e deri më 1972, transmeton Gazeta Express.

Objekti i parë i ndërtuar nga njeriu që bëri kontakt me sipërfaqen hënore ishte misioni Luna 2, lansuar nga Bashkimi Sovjetik më 1959.

Shumë ‘dëshmi’ të teorisë së ‘uljes së rreme në hënë’ ekzistojnë. Ka njerëz që thonë se njeriu nuk ka shkuar kurrë në hënë, dhe se krejt ato ulje janë realizuar në një skenë të improvizuar.

Teoricienët konspirativ në YouTube thonë se një fotografi nga misioni i vitit 1972 në hënë, zbulon se i gjithë udhëtimi ishte i rremë. Përdoruesi që e publikoi videon, Streepcap1, thotë se ekziston një reflektim në helmetën e njërit nga astronautët, që tregon se e gjitha është bërë në një skenë.

Ai thotë se në helmetën e astronautit reflektohet një person, i cili në fakt duket se nuk ka të veshur rroba hapësire. Videoja është shikuar më shumë se 2 milionë herë dhe ishte shfaqur në FOX News.  

    Data: 29 Tetor 2018 13:28
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera