Kthehu lart

Shkencëtari i NASA-së: Alienët kanë ardhur në Tokë dhe ne as që...

Shkencëtari i NASA-së: Alienët kanë ardhur në Tokë dhe ne as që... GazetaExpress

Një shkencëtar i NASA-s ka deklaruar se alienët e kanë vizituar me kohë planetin tonë, por ne nuk i dallojmë dot për shkak të një detaji të rëndësishëm. Sipas tij, këta ailenë kanë ardhur me përmasa jashtëzakonisht të vogla.

Silvano P. Colombano thotë se jashtëtokësorët mund të duken jashtëzakonisht të ndryshëm nga organizmat me bazë karboni që aktualisht jetojnë në planetin tonë.

Ai thotë se këto krijesa ‘super inteligjente’, të afta për udhëtime hapësinore ndëryjore, mund të posedojnë teknologji që njerëzit as nuk mund t’i imagjinojnë.

Në raportin e tij, shkencëtari thotë: 

"Unë thjesht dua të theksoj faktin se qeniet inteligjente që mund të zbulojmë dhe që mund të zgjedhë të na zbulojë (nëse nuk na ka zbuluar tashmë) ndoshta nuk është fare e krijuar nga organizma me bazë karbonin, siç jemi ne.”

Colombano beson se shkencëtarët janë shumë të fokusuar në ndjekjen e shenjave të teknologjisë moderne njerëzore në planetë të tjerë.

Kjo bën që në të humbasim sinjale nga një qytetërimi që banon në një planet shumë më të vjetër se Toka, argumenton Dr. Colombano.

Paaftësia jonë për të kuptuar se si do të duket një planet i tillë do të mund të nënkuptonte, sipas tij, edhe që të humbasim shenja të ekzistencës së tij.

    Data: 04 Dhjetor 2018 13:46
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera