Kthehu lart

Shenja që tregon se vdekja po afron

Shenja që tregon se vdekja po afron GazetaExpress

​Humbja e shqisës së nuhatjes është një shenjë që tregon se vdekja po afron. Sipas një studimi të ri, të moshuarit që humbasin aftësinë për të nuhatur kanë më shumë gjasë që të vdesin brenda 10 viteve të ardhshme.

Shkencëtarët thonë se analizimi i nuhatjes tek të moshuarit mund të jetë një tregues i mirë për shëndetin e njeriut në përgjithësi.

Dr. Jogan Olofsson nga Universiteti i Stockholm në Suedi tha se të dhënat hedhin poshtë teorinë se humbja e shqisës së nuhatjet është shenjë e dementias, por në fakt ajo lidhet me rrezikun e vdekshmërisë.

Studimi në fjalë u publikua në Journal of the American Geriatrics Society. Ekspertët ndoqën 1174 persona të moshës 40 deri 90 – vjeç për 10 vite.

    Data: 21 Maj 2018 10:20
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera