Kthehu lart

Profesori i Harvardit vazhdon të sfidojë NASA-n për anijen aliene

Profesori i Harvardit vazhdon të sfidojë NASA-n për anijen aliene GazetaExpress

Pse pretendimet e profesorit të Harvardit që objekti me emrin Oumuamua është një anije aliene ende nuk janë hedhur poshtë: Astronauti vazhdon të thotë se qëndron prapa teorisë së tij “derisa dikush t’ja vërtetoj të kundërtën”

Profesori i Harvardit, Avi Loeb ka zënë disa herë titujt e mediave vitin e kaluar për pretendimet e tij që një objekt ndëryjor misterioz që u fotografua duke kaluar në sistemin tonë diellor mund të jetë një anije aliene.

Është një sugjerim që shumë shkencëtarë të tjerë e kanë quajtur të ngutshëm, por pavarësisht këtyre kritikave, Leob nuk i ka ulur revolet.

Astronomi me përvojë ka me qindra publikime nën supet e tij dhe insiston se mundësia e origjinës jashtë tokësore nuk mund të përjashtohet nëse bazohet në prova vetvetiu.

Vëzhgimet, thotë ai nuk përputhen me atë që mund të quhet një objekt i zakonshëm pasi që nuk është kometë aktive, ashtu siç ishte parashikuar të jetë Oumuamua.

Në një intervistë të tij të fundit, Loeb ka përsëritur prapë, se qëndron në pozicionet e tij derisa provat ta tregojnë të kundërtën, transmeton GazetaExpress.

“Shumica e njerëz, nëse do të kishte kaq publicitet në fillim, do ju them se do të tërhiqesha”, tha Loeb për The Washington Post.

“Por, nuk tërhiqem derisa dikush me tregon prova që e tregojnë të kundërtën”.

Objekti i pazakonshëm, i cili u pagëzuam me emrin Oumuamua, për herë të parë u pa më 2017 nga një grup i astronautëve që punojnë në teleskopin Pan_STARRS në Haleakala të Hawaiit.

Është vizitori i vetëm ndëryjor i konfirmuar: emri Oumuamua është një emër i Hawaiit që do të thotë “vizitori që arrin i pari”.

Pasi janë bërë vëzhgime nga teleskopi Spitzer i NASA-s me instrumente të tjera ishte thënë se ai mund të jetë një pjesë e një asteroidi që ishte shkëputur nga shtëpia e tij.

Por kur Hubble zbuloi që rrezet e diellit reflektojnë në sipërfaqe të tij, NASA vlerësoi se objekti ishte i hollë dhe i trashë, si një anije kozmike që ishte e gjatë rreth 800 metra apo më shumë.

Megjithatë, hipoteza se ai është një copë e shkëputur e asteroidit nuk mund ta shpjegojë edhe shpejtësinë e Oumuamuas.

Shpjegimi i Loeb se ai ishte një objekt jashtëtokësore janë përpjekje për ta zbuluar se çka ishte ai.

A ishte një gurë hapësinor që lëvizte ngadalë, studiuesit kanë mendimin se ai mund të ishte një anije jashtëtokësore që ishte dërguar për të hulumtuar planetin tonë.

“Ne mendojmë se edhe pse shumë e hollë, një objekt i tillë mund të udhëtojë në distanca të largëta galaktike, duke ruajtur kështu nga përplasjet me pluhurat dhe gazrat në hapësirë, si dhe forcat centrifugale dhe baticore”, thotë bashkëautori me Loeb në një studim që ata kanë publikuar në revistën “Astrophysical Journal Letters”.

Studimi dhe pretendimet e dy studiuesve kanë hasur në një kritikë të ashpër në rrethin e shkencëtarëve.

Astrofizikanti teorik, Ethan Siegel i hedh poshtë këto pretendime të dyshes dhe i quan këtë studim si “nivel i jashtëzakonshëm fantastiko shkencor, praktikisht më shumë se një spekulim i tyre”.

“Ne shpesh themi që studimet e jashtëzakonshme kërkojnë prova të jashtëzakonshme dhe në të tilla raste, provat janë shumë, shumë të sakta”, ka shkruar Siegel në blogun e tij për Forbes, që quhet “Starts with a Bang”.

“Ja vlen që ne të jemi të kthjellet dhe të mendojmë se atje lart në univers ka diçka që ne për momentin e kuptojmë, por jo të përqafojmë ide të tilla të kujtdoqofshin ato”.

“Kur i hidhni poshtë shpjegimet fantastike, është e lehtë që të harrosh këto shpjegime, në të cilat gjithmonë përfshihen as më pak e as më shumë ndonjë fenomen natyror i tanishëm që ne e kuptojmë mirë atë”.

Për momentin, megjithatë, nuk ka asnjë provë as natyrore që e shpjegojnë këtë gjë, kurse Loeb nuk e ka në plan të ndalet deri ta zbulojë të vërtetën. /GazetaExpress/

    Data: 06 Shkurt 2019 02:18
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera