Kthehu lart

Panë diçka misterioze në univers, shkencëtarët mendojnë se është Planeti i Nëntë

Panë diçka misterioze në univers, shkencëtarët mendojnë se është Planeti i Nëntë GazetaExpress

Një nga misteret më të mëdha në univers duket se është gati të zgjidhet.

Shumë astronomë janë të bindur se “Planeti i Nëntë” ekziston përtej Jupiterit. “Sa herë që bëjmë një foto”, tha Surhud More, një astronom në Universitetin e Tokios, për Washington Post, “ekziston mundësia që Planeti i Nëntë të kapet në fotografi”.

Përderisa dëshmitë për ekzistencën e tij ende janë duke u grumbulluar, asnjë teleskop deri më tani nuk ka qenë në gjendje që ta vërejë atë, transmeton Gazeta Express.

Michael Brown, një astronom në Institutin e Teknologjisë në Kaliforni, thotë se është “shumë optimist” se dikush do ta gjejë atë së shpejti – por ekspertët thonë se planeti mund të jetë krejtësisht i padukshëm ndaj observatorëve ekzistues.

Astronomët ka kohë që debatojnë nëse në univers ekziston edhe një planet i nëntë përtej Plutonit, por një studim i fundit mund të hedhë dritë mbi atë se planeti misterioz mund të jetë i vërtetë.

Hulumtuesit vërejtën një objekt të largët shkëmbor, për të cilin thonë se u dërgua në një “orbitë të pazakonshme” nga tërheqja gravitacionale e një planeti të paeksploruar.

Ata thonë se gjetjet e tyre janë një dëshmi e fortë se i ashtuquajturi ‘Planeti i Nëntë’ ekziston. Planeti i Nëntë u tha si teori për herë të parë më 2016, kur ekspertët në Caltech vërejtën një grup objektesh të akullta në skaj të sistemit tonë diellor.

    Data: 04 Shtator 2018 10:52
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera