Teoricienët konspirativë po e përdorin një fotografi si dëshmi të një programi sekret hapësinor.
Ata kanë publikuar një fotografi në të cilën shihet një objekt misterioz, i cili u pa gjatë një stuhie me shi në Karolinë të Veriut muajin e kaluar.
Javion Hill, 35 vjeç, publikoi disa fotografi në faqen e tij në Facebook dhe tha ishte vetëm në veturë kur e pa këtë pamje më 18 gusht, transmeton Gazeta Express.
Objekti i paidentifikuar i ngjan një avioni drejtkëndor me drita të aktivizuara përgjatë skajeve – për të cilin entuziastët e UFO-ve dhe teoricienët konspirativë pohojnë se është një avion i avancuar i spiunazhit, i njohur si “TR-3B”.
Por, të tjerë thonë se fotografia duket si një reflektim i celularit në xhamin e veturës.
