Kthehu lart

Nëna gjen fantazmën e djalit në kuzhinë

Nëna gjen fantazmën e djalit në kuzhinë GazetaExpress

Një nënë pretendon se kamerat e sigurisë në shtëpi kanë kapur fantazmën e djalit të saj të vdekur. Nëna e dy fëmijëve, Jennifer Hodge ndodhej në shtrat duke parë televizor sëbashku me vajzën 21-vjeçare, kur i edhi një njoftim në telefon se “një person ishte parë në hyrje”, javën e shkuar.

Kur pa imazhin, ajo dalloi një figurë mashkullore në kuzhinë, që dukej njësoj si djali i saj i ndjerë Robbie, i cili kishte vdekur 2 vjet më parë nga overdoza.

Nënë e bijë zbritën menjëherë poshtë, fillimisht nga frika se mos u kishte hyrë njeri në shtëpi, por nuk panë asgjë. Dera ishte e kyçur dhe çdo gjë ndodhej në vendin e saj.

Sipas asaj që shkruan e përditshmja “Mirror”, 57-vjeçarja nga Georgia, SHBA tha se ndihet e tronditur qëkur e kishte parë këtë imazh, por shprehet gjithashtu se gjen ngushëllim duke besuar se është shenjë që i biri është në paqe.

“Nuk kisha parë kurrë më parë diçka të tillë. Nuk di çfarë të besoj, ndihem e tronditur. A duket si Robbie? Po”, u shpreh Jennifer.

    Data: 16 Janar 2019 14:07
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera