Kthehu lart

Lexojeni çfarë thotë horoskopi sot për ju

Lexojeni çfarë thotë horoskopi sot për ju GazetaExpress

Ky është parashikimi i horoskopit për ju sot.

Dashi

Vazhdoni te flisni hapur me partnerit qe te mos keni me debate. Beqaret do e shijojnë pa fund lirinë e tyre dhe nuk do tentojnë te krijojnë një lidhje. Ne planin financiar çdo gjë do shkoje me se miri. Mund te bëni edhe ndonjë shpenzim me tepër. Planetët nuk do kenë ndonjë ndikim shume te madh tek jeta juaj ne çift, prandaj nuk priten as ndryshime te klimës ekzistuese

Demi

Mos kërkoni me çdo kusht të dalë e juaja. Për beqarët do favorizohen takimet. Përfitoni sa të mundni! Saturni do ndikoje negativisht tek financat dhe do i trondisë jashtë mase ato. Kujdes me shpenzimet e tepruara! Një pjesë e atyre që janë në çift do i sqarojnë mosmarrëveshjet që kanë pasur ne çift, ndërsa pjesa tjetër do jetojë në një klimë të tensionuar

Binjakët

Beqarët do jene shume te shpërqendruar dhe nuk do e kenë mendjen tek dashuria. Nëse lidhja juaj është e forte, askush dhe asgjë nuk do e prishe harmoninë sot. Nga ana tjetër nëse keni pasur probleme me partnerin do përballeni me disa zgjedhje te vështira. Mund te ketë edhe ndarje. Ne planin financiar duhet te jeni me te organizuar dhe te matur.

Gaforrja

Sektori i financave do jete i privilegjuar sot. Do ketë disa përmirësime te buxhetit dhe do kryeni investime te rëndësishme. Marrëdhënia ne çift nuk do jete aq e mire sa mendohej gjate kësaj dite dhe problemet qe mund te lindin do jene te mëdha. Mundohuni te tregoheni paksa me tolerante dhe mendoni edhe për te ardhmen. Beqareve me ne fund do iu buzëqeshë fati.

Luani

Ne planin financiar do ketë disa problematika te vogla, por situata do zgjidhet shpejt. Do jeni me romantike se kurrë gjate kësaj dite dhe do provoni eksperienca te reja se bashku me partnerin tuaj. Do dëshironi qe dita te mos ketë një fund fale emocioneve te mëdha qe do përjetoni. Beqaret do e kenë te vështirë edhe sot qe te gjejnë personin e tyre te ëndrrave.

Virgjeresha

Ne planin financiar gjithçka do shkoje për mrekulli. Do i shlyeni edhe borxhet qe kishit marre. Jeta juaj ne çift nuk do jete shume e qete gjate kësaj dite. Beni kujdes me çdo gjë qe do thoni sepse me gabimin me te vogël mund te ndizni debate te zjarrta. Beqaret do kenë shume mundësi për takime impresionuese, por do ngurrojnë te krijojnë një lidhje.

Peshorja

Venusi do iu nxite te kryeni shpenzime marramendëse dhe kjo mund t’iu sjelle probleme. Do bëni gjithçka gjate kësaj dite qe ta riktheni harmoninë dhe entuziazmin ne jetën tuaj ne çift. Me pak përpjekje dhe me ndihmën e atij qe keni ne krah do ia dilni mbanë. Beqaret do njihen me persona simpatike gjate disa darkave me miqtë. Ne planin financiar duhet te bëni kujdes.

Akrepi

Beqaret nuk duhet te bëjnë shume projekte për te ardhmen qe sapo te njihen me dike. Merrini gjerat shtruar. Edhe pse situata ne çift nuk do jete shume e mire gjate kësaj dite ju do keni shume vullnet dhe durim qe ta përmirësoni gjendjen. Në mbrëmje gjithçka do jete përmirësuar.

Shigjetari

Financat nuk do jene as shume te këqija, por as aq te mira sa për te kryer transaksione.

Priten disa probleme te vogla sot ne jetën tuaj ne çift, megjithatë nuk duhet te alarmoheni për asnjë lloj arsyeje. Flisni hapur me partnerin tuaj dhe mundohuni te gjeni gjuhen e përbashkët. Beqaret nuk do jene ne humor shume te mire dhe nuk do ndihen gati për te dale neper takime.

Bricjapi

Ne planin financiar duhet te jeni me te organizuar dhe nuk duhet te shpenzoni kuturu. Mos e gënjeni partnerin tuaj gjate kësaj dite sepse nëse ai e kupton këtë qe po i bëni nuk do mendoje dy here dhe do shkatërrojë gjithçka qe keni nisur. Beqaret ka shume gjasa te fillojnë angazhime serioze sot dhe jeta e tyre do ndryshoje përgjithmonë.

Ujori

Personat qe do takoni do jene te mrekullueshëm. Ne planin financiar duhet te tregoheni sa me realiste dhe te kthjellen nëse nuk doni probleme. Do jeni ne humor shume te mire gjate kësaj dite dhe nuk do iu mbetet hatri nëse partneri iu bën ndonjë kritike te vogël. Çdo gjë ai do e beje për te mirën tuaj. Beqaret do kenë një dite mjaft emocionuese dhe te veçante.

Peshqit

Dite delikate financiarisht. Asnjë planet nuk do ndikoje sot ne jetën tuaj ne çift dhe çdo gjë do varet nga sjellja juaj. Mos mendoni vetëm për veten sepse ne këtë mënyrë do i bënit keq atij qe dashuroni. Beqaret do jene shume te zënë me pune dhe angazhime te tjera prandaj nuk do kenë aspak kohe për dashurinë.

    Data: 02 Dhjetor 2018 07:07
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera