Kthehu lart

Kjo gjyshe thotë se ka udhëtuar në kohë në vitin 6000, jep fakte tronditëse për të ardhmen

Kjo gjyshe thotë se ka udhëtuar në kohë në vitin 6000, jep fakte tronditëse për të ardhmen GazetaExpress

Një grua e cila pretendon të jetë një udhëtare kohe ka deklaruar se është kthyer nga viti 6000 – dhe ka një objekt të çuditshëm për ta provuar.

Gjyshja, e cila thotë se emri i saj është Chloe dhe se është nga Finlanda, pretendon se dinosaurët do kthehen në tokë në vitin 4529 dhe do të mbahen neper kopshte zoologjike. Sipas saj, njerëzit në atë kohë nuk do t’i konsiderojnë kafshët gjigante si të rrezikshme.

Por, ajo vazhdon të thotë se si më vonë ata do të lejohen në vende të tilla si xhungla dhe pyje, por pas kësaj ata do të shfarosin të gjitha kafshët dhe njerëzit në ato zona.

Chloe tha se fillimisht ishte skeptike dhe kishte frikë të shkonte në "makinën e udhëtimit", por pastaj ra dakord më 3 gusht të vitit 1966.

Ajo thotë se e ulën në një karrike, me këmbët dhe krahët të fiksuara dhe më pas një kokë metalike iu vendos në kokë. Për të vërtetuar pretendimet e saja, Chloe i tregon kamerës një lule të çuditshme që, sipas saj vjen nga udhëtimi i saj në kohë.

Ajo thotë: "A mund të thoni nëse keni hasur ndonjë herë në një lloj të tillë bime? Kjo bimë ka qenë ushqim për dinosaurët një milion vjet më parë". 

    Data: 01 Nentor 2018 15:15
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera