Kthehu lart

Bie poshtë misteri i biblës? Kjo vajzë djersen gjak njëjtë si Jezusi

Bie poshtë misteri i biblës? Kjo vajzë djersen gjak njëjtë si Jezusi GazetaExpress

Një fëmijë që djersen gjak është diagnostikuar me një gjendje të rrallë shëndetësore, gjendje kjo që mund të shpjegojë një nga misteret më të mëdha të Biblës.

Vajza, nga Dak Doa, Vietnam, u diagnostikua me një gjendje shumë të rrallë shëndetësore, pasi lëkura e saj filloi të lëshonte gjak.

Disa thonë se kjo sëmundje mund të shpjegojë misterin biblik të “Agonisë në Kopshtin Gethsemane”, aty ku Jezusi thuhet se djersi gjak, transmeton Gazeta Express.

Pacienti – që nuk i dihet emri – filloi të shfaqte simptoma tre deri në katër herë në ditë, ndërsa përgatitej për provime disa muaj më parë.

Fillimisht ajo u diagnostikua me infeksion në lëkurë dhe iu dha një trajtim i rregullt mjekësor, por problemi vazhdoi të shfaqet.

Tani mjekët në Spitalin Kombëtar të Dermatologjisë besojnë se vajza, 11 vjeçe, ka hematidrosis. Drejtori i spitalit tha se vetëm një në 10,000,000 njerëz preken nga kjo gjendje, transmeton Gazeta Express.

Sipas biblës, Jezusi djersiti gjak pasi pranoi se do të tradhtohej, duke iu lutur Zotit me fjalët, “fryma është gati, por mishi është i dobët”.

Në një letër të veçantë, Dr. William Edwards konkludon:

“Përshkrimi i Lukës mbështet diagnozën e hematidrozës”.

Simptoma të tjera përfshijnë lot me gjak. Pacienti në këtë rast është njëri nga tre fëmijët në familje dhe asnjëri nuk ka pasur hematidrozë më parë.

    Data: 11 Shtator 2018 15:52
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera