Kthehu lart

A dëshmon kjo video e Tyson se udhëtimi në kohë ekziston?

A dëshmon kjo video e Tyson se udhëtimi në kohë ekziston? GazetaExpress

Celulari i parë me kamerë ishte shitur në vitin 2000, por disa skeptikë thonë se kanë parë një celular të tillë në një video të një ndeshjeje boksi të Mike Tyson më 1995.

Videoja shfaqë një spektator duke qëndruar në rreshtin e parë të audiencës dhe duke përdorur një celular të mençur për ta incizuar ndeshjen e Mike me Peter McNeeley në ring.

Teoricienët konspirativë thonë se ky njeri mund të ketë qenë një udhëtar nga e ardhmja ose një alien nga një civilizim i avancuar teknologjik duke ‘u kënaqur’ gjatë një pushimi në Tokë, transmeton Gazeta Express.

Por ka edhe të atillë që thonë se pajisja mund të ketë qenë një kamerë e hershme digjitale. Shikojeni videon:

    Data: 21 Qershor 2018 15:21
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera