Misse Beqiri prek me dedikimin për Jake Hall - Gazeta Express
string(44) "misse-beqiri-prek-me-dedikimin-per-jake-hall"

Yjet

Gazeta Express

11/05/2026 18:45

Misse Beqiri prek me dedikimin për Jake Hall

Yjet

Gazeta Express

11/05/2026 18:45

Modelja shqiptare Misse Beqiri ka reaguar publikisht pas ndarjes nga jeta të ish-partnerit të saj, Jake Hall, i njohur për pjesëmarrjen në reality show-n britanik “TOWIE”.

Përmes një postimi emocional në Instagram, Beqiri ka ndarë disa fotografi me Hall dhe vajzën e tyre 8-vjeçare, River. Në albumin e publikuar shfaqet edhe djali i saj, ndërsa fjalët që shoqërojnë postimin janë një homazh i ndjerë për ish-partnerin dhe babain e vajzës së saj.

“Nuk e kisha menduar kurrë që do të më duhej ta shkruaja këtë”, shprehet Beqiri, duke e përshkruar dhimbjen si të papërballueshme. Ajo shkruan se zemra e saj dhe e vajzës së tyre është copëtuar nga humbja, ndërsa e kujton Jake si një njeri që “ndriçonte çdo dhomë ku hynte”.

Modelja vlerëson energjinë, buzëqeshjen, sharmin, dashurinë për muzikën dhe shpirtin krijues të Hall, duke theksuar se ai ishte i dashur nga shumë njerëz. Në dedikim, ajo kujton edhe momente të vogla personale mes tyre, duke thënë se përpjekjet e tij për të mos e lënë të bënte gjumë dite ende e bëjnë të buzëqeshë.

Një pjesë e madhe e mesazhit i kushtohet vajzës së tyre, River. Beqiri shkruan se Hall e donte të bijën “më shumë se çdo gjë në këtë botë” dhe se dashuria e tij për të ishte aq e madhe, sa ndonjëherë e frikësonte.

“Ajo të adhuronte, njeriun e saj të preferuar, babin e saj”, shkruan Misse, duke premtuar se do ta mbajë River të sigurt, të dashur dhe të rrethuar me kujdesin që babai i saj i jepte natyrshëm.

Në fund të dedikimit, modelja shprehet se Jake Hall do të jetojë gjithmonë përmes vajzës së tyre.

“Ti le pas versionin tënd të vogël, River-in tonë, dhe për këtë do të jemi përherë mirënjohës. Ti do të jetosh gjithmonë përmes saj, dhe do të jesh gjithmonë me ne”, shkruan ajo.

Misse Beqiri dhe Jake Hall kanë qenë në një lidhje për disa vite dhe janë prindër të River, e lindur në nëntor 2017. Marrëdhënia e tyre ka pasur ulje-ngritje, me ndarje dhe ribashkime të herëpashershme, por ata mbetën të lidhur përmes vajzës së tyre.

Jake Hall ndërroi jetë pas një aksidenti tragjik, ku dyshohet se u përplas me një derë xhami dhe pësoi dëmtime të rënda në kokë. Autoritetet kanë marrë në pyetje disa persona që ndodheshin në vendngjarje, për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes.

Vetëm pak orë para aksidentit, Hall kishte publikuar në rrjetet sociale mesazhe reflektuese dhe video me vajzën e tij, detaj që e ka bërë lajmin edhe më prekës për familjarët, miqtë dhe ndjekësit e tij. /GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement