‘Miss Serbia’ bën shqiponjën duke qeshur dhe tregon arsyen pse e ka bërë


Gazeta Express
26 Qershor 2019 15:25

Në një event i cili është organizuar nga “Petrol Company”, kanë marrë pjesë vajza nga vendet e ndryshme të rajonit dhe me gjerë.

Gjatë vizitës në Kosovë, Miss Serbia ka bërë me duar shqiponjën madje duke qeshur.

Në një event të organziuar në Kosovë, mes shumë modeleve të shumta të botës, ka marrë pjesë edhe ‘Miss Serbia’.

Ndërsa në një moment gjatë sfilatës që kanë bërë të gjitha miss-et, ajo ka marrë vëmendjen pasi duke qesur e duke parakaluar ka bërë shqiponjën me duar, shkruan Gazeta Express.

Ajo më pas edhe gjatë intervistës e ka përsëritur këtë gjest, duke thënë: “Është formë respekti, për mua është normale ta bëj”.

Bukuroshja madje ka bërë fotografi ku shhet në mes të Miss-it nga Kosova dhe asaj nga Shqipëria. Finalja e këtij eventi do të mbahet më 28 korrik në Prizren./Gazeta Express/

Te fundit


Kthehu lart