Mish derri kundër ndotjes së ajrit


Gazeta Express
21 Mars 2019 20:12

Kur pluhuri ngrihet në qiellin e Koresë së Jugut, mishi i derrit shitet me të madhe.Kjo gjë e pazakontë vjen prej një bestytnie të lashtë të popullarizuar nga minatorët që ushqeheshin me vaj të derrit për të pastruar fytin e tyre nga pluhuri që thithnin.

Për studentin Han Dong-jae, ngrënia e mishit të pjekur të derrit në ditët me ajër të ndotur është mësim nga nëna e tij.

“Ha më shumë mish derri kur ajri është i ndotur si sot. E kam dëgjuar nënën se mishi i derrit ndihmon dhe e konsumojë vazhdimisht në ditë të tilla”,  thotë 15-vjeçari që është myshteri i rregullt i një restoranti mishrash në Seul.

Nuk ka ndonjë mbështetje shkencore për këtë besim të lashtë, por profesori i shëndetit publik bën thirrje që të ketë masa të tjera ndaj ndotjes së ajrit.Ai i këshillon njerëzit që të kenë maska dhe të shmangen daljeve kur niveli i ndotjes është shumë i lartë.

Përkundër kësaj, shitja e mishit të derrit ka hipur në periudhën mes 28 shkurtit dhe 5 marsit, kur ndotja mbulon pjesën më të madhe të Seulit.

Koreja Jugore është duke zhvilluar një betejë me ajrin e pashëndetshëm që krijohet si kombinim i emetimit të gazeve që lirohen nga termocentralet që furnizohen me thëngjill dhe veturat.

Te fundit


Kthehu lart