Skenarët për vitin e ri janë ogurzi. Sipas Doomsday Clock, viti 2024 do të shënojë fundin e njerëzimit, shkruan gazeta britanike ‘Mirror’.
Ora me akrepat e saj që rri pezull afër
mesnatës (‘Ora e Ditës së Gjykimit’) është një pajisje simbolike e krijuar për
të paralajmëruar botën se sa afër është dënimi.
Në vitin 2024, pas një viti të shënuar nga
lufta, kaos politik dhe fatkeqësi natyrore, situata do të jetë aq dramatike sa
do të çojë në zhdukjen e specieve njerëzore, por edhe të mbretërisë së
kafshëve.
‘Kur ora të shënojë mesnatë, ose do të ketë
një luftë bërthamore ose një ndryshim katastrofik klimatik që do të zhdukë
banorët e planetit’, komenton botimi përkatës.
Ora e ‘Ditës së Kijametit’ daton në ditët e
para të Luftës së Ftohtë. Artikujt e revistës i kushtohen kryesisht rreziqeve
të armëve bërthamore. Pajisja simbolike u krijua pjesërisht nga shkencëtarë dhe
inxhinierë që ndihmuan në projektin e famshëm të Manhatanit (1947).