Mirlind Daku e Bernard Berisha në listën e gjerë të Kosovës për ndeshjet e nëntorit - Gazeta Express
string(83) "mirlind-daku-e-bernard-berisha-ne-listen-e-gjere-te-kosoves-per-ndeshjet-e-nentorit"

Gazeta Express

03/11/2020 12:38

Mirlind Daku e Bernard Berisha në listën e gjerë të Kosovës për ndeshjet e nëntorit

Gazeta Express

03/11/2020 12:38

Sulmuesi më në formë i Superligës së Kosovës në futboll, Mirlnd Daku, i cili aktivizohet me Ballkanin, pritet që të ftohet për herë të parë në Përfaqësuesen A të Kosovës të drejtuar nga Bernard Challandes, raporton Zeri.info.

Lexo Edhe:

Krahas tij, në listë është edhe mesfushori i Akhamt Groznyt, Bernard Berisha.

“Daku dhe Berisha janë në listën e gjerë. Tashmë kanë ndeshje dhe shpresojë se nuk do të këtë lëndime që mos të ndryshohet lista. Po presim se si do të shkojë gjendja pasi që jemi edhe në pandemi dhe shpresojë se askush nuk do të infektohet. Ata janë në listë. Sot ose nesër publikohet lista”, ka thënë ndihmësi i Challandesit, Muharrem Sahiti për Zeri.info.

Kosova në këtë muaj i zhvillon tri ndeshje. Si fillim takohet me Shqipërinë në ndeshje miqësore, pastaj takohet me Slloveninë dhe Moldavinë në kuadër të Ligës së Kombeve.

Daku në 10 ndeshjet e para në Superligë i ka realizuar 17 gola me Ballkanin e drejtuar nga trajneri Ismet Munishi.

Ndërkohë, Berisha që po shkëlqen në kampionatin e Rusisë.

Berisha mungoi në ndeshjet e muajit tetor të Kosovës për shkak të në takimin paraprak të zhvilluar ndaj Greqisë në shtator, në momentin e shënimit të një eurogoli, bëri një gjest në drejtim të bankinës duke e shprehur pakënaqësinë e mos aktivizimin për gati dy vite.

Berisha është një ndër lojtarët më në formë të Kosovës.

Ai është prodhim i futbollit kosovar pasi që karrierën e ka nisur te Besa e Pejës.