Miratohet për përdorim nga qeveria
amerikane, vaksina e parë në botë e bletës së mjaltit, duke rritur shpresat për
një armë të re kundër sëmundjeve që në mënyrë rutinore shkatërrojnë kolonitë ku
mbështeten për pllenimin e ushqimit.
Departamenti i Bujqësisë i Shteteve të
Bashkuara (USDA) i ka dhënë një licencë të kushtëzuar një vaksine të krijuar
nga Dalan Animal Health, një kompani amerikane bioteknologjike, për të ndihmuar
në mbrojtjen e bletëve të mjaltit nga semundja.
“Vaksina jonë është një përparim në mbrojtjen
e bletëve,” tha Annette Kleiser, shefe ekzekutive e Dalan Animal Health.