Qeveria në mbledhjen e mbajtur sot ka miratuar projektligjin për themelimin e Gjykatës Komerciale, raporton Gazeta Express.
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka ftuar për aprovimin e këtij projektligji i cili kaloi me shumicë votash.
“Sot para jush paraqes projektligjin për themelimin e Gjykatës Komerciale, duke pasur parasysh vështirësitë e trajtimit të lëndeve komerciale nga gjykatat themelore ka stërzgjatur kontestet komerciale”, ka thënë Haxhiu.
Tutje ajo tha se themelimi i kësaj gjykate do të mundësojë krijim të vendeve të reja të punës.
Themelimi i kësaj gjykate do të ndihmojë në zhvillim ekonomik dhe hapje të vendeve të punës sepse kjo do të mundësojë investimin e bashkëatdhetarëve përshkak të garantimit të sigurisë juridike dhe krijimit të një ambienti të të bërit biznes.
Në një kohë kur kërkesa për destinacione autentike dhe ende të paprekura po rritet ndjeshëm, veriu i Shqipërisë po...