Miratohet marrëveshja me Kosovën për rregullat e trafikut lokal të kufirit - Gazeta Express
string(74) "miratohet-marreveshja-me-kosoven-per-rregullat-e-trafikut-lokal-te-kufirit"

Lajme

Gazeta Express

18/09/2021 17:32

Miratohet marrëveshja me Kosovën për rregullat e trafikut lokal të kufirit

Lajme

Gazeta Express

18/09/2021 17:32

Këshilli i Ministrave në mbledhjen e së shtunës, miratoi dy marrëveshje të rëndësishme me qeverinë e Kosovës, për sa i takon regjimit të trafikut lokal të kufirit dhe për hapjen e pikës së përbashkët të kalimit kufitar Shishtavec (Kukës) – Krushevë (Dragash).

Sipas relacionit që shoqëron këto vendime, në mbështetje të ligjit “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave vendosi miratimin, në parim, të marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Kosovës, për rregullat e regjimit të trafikut lokal të kufirit.

Lexo Edhe:

Gjithashtu qeveria miratoi në parim, marrëveshjen ndryshuese të marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Kosovës, për hapjen e pikës së përbashkët të kalimit kufitar Shishtavec (Kukës) – Krushevë (Dragash).

Këto vendime hyjnë në fuqi menjëherë. /ATSH