Miratohet Ligji për shtesa rinore, nxitet punësim i të rinjve - Gazeta Express
string(60) "miratohet-ligji-per-shtesa-rinore-nxitet-punesim-i-te-rinjve"

Miratohet Ligji për shtesa rinore, nxitet punësim i të rinjve

Gazeta Express

24/01/2020 11:20

Shumica parlamentare e kryesuar nga LSDM-ja në seancën e djeshme kuvendore e miratoi Ligjin për shtesë rinore, e cila nxit punësim të të rinjve në veprimtaritë e prodhimtarisë pas përfundimit të arsimit të mesëm.

Ligji parashikon pagesë mujore prej 3.000 denarëve të personave të rinj të punësuar deri në moshën 23 vjeçare, të cilët janë të punësuar në veprimtaritë prodhuese, janë vetëpunësuar, janë punësuar përmes agjencisë private, si dhe për bujqit e rinj individual.

Lexo Edhe:

Kjo masë mundëson punësim të standardit jetësor të të rinjve, por edhe e stimulon atraktivitetin e profesioneve , për të cilat në tregun e punës ekziston interesim i madh.

Në këtë mënyrë njëkohësisht u dilet në vigjilje edhe nevojave të punëdhënësve me fuqi punëtore me kualifikime përkatëse, të cilën ata e kërkojnë mes personave arsimor profesionist.

LSDM përmes masave konkrete të dedikuara për të rinjtë krijon kushte më të mira për avancim të standardit dhe mundësive që të rinjtë të ardhmen e tyre ta ndërtojnë në Republikën e Maqedonisë së Veriut.