Miratohet koncept-dokumenti për arkivat e Kosovës, parashihet digjitalizimi


Gazeta Express
18 Prill 2019 12:57

Qeveria ka miratuar koncept-dokumentin për arkivat e Kosovës.

Ministri i MKRS-së, Kujtim Gashi, tha se me këtë koncept-dokument bëhet edhe digjitalizimi i dokumenteve arkivore.

“Koncept-dokumenti i arkivave synon ngritjen dhe funksionalizimin e rrjetit arkivor infrastrukturor fizik, digjitalizimin e dokumenteve etj. Me këtë koncept-dokument parashihet përcjellja e kompetencave të stafit të arkivave dhe me këtë koncept dokument bëhet edhe digjitalizimi i dokumenteve arkivore”, tha Gashi.

Gjithashtu, Qeveria ka vendosur për themelimin e strukturave për zbatimin e pakos ligjore për Administratën Publike.

Zv.ministri i Administratës Publike, Hajredin Hyseni, tha se ky komision ka për qëllim koordinimin e aktiviteteve mes institucioneve.

“Kemi propozuar formimin e një komisioni që të koordinohen veprimet e institucioneve tjera relevante. Emrat të cilët bëjnë pjesë në këtë zyrë janë nga zyra e kryeministrit, Ministria e Financave dhe Ministria e Administratës Publike”, tha Hyseni.

Te fundit


Kthehu lart