Sot me 84 vota “pro” është miratuar Rezoluta për Përkujtimin e Viktimave të Gjenocidit në Srebrenicë.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një postim në “X” ka shkruar se gjenocidi në Srebrenicë është masakra më brutale në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore.
Kurti ka shtuar se për paqen në Ballkan, përgjegjësia e Serbisë duhet të pranohet dhe se nevojiten përpjekje tjera për të sjellë autorët para drejtësisë.
“Ne përgëzojmë miratimin nga OKB-ja të 11 korrikut si Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit për Gjenocidin e Srebrenicës, duke shënuar masakrën më brutale në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore. Për paqen në Ballkan, përgjegjësia e Serbisë duhet pranuar dhe nevojiten përpjekje të mëtejshme për të sjellë autorët para drejtësisë.”
We commend UNGA's adoption of 11 July as Int'l Day of Remembrance for the Srebrenica Genocide, marking Europe's most brutal massacre since WW2. For peace in the Balkans Serbia's responsibility must be acknowledged & further efforts are needed to bring the perpetrators to justice.
— Albin Kurti (@albinkurti) May 23, 2024