Ministrja reagon pas dhunës së shtuar ndaj grave, një rast e paraqet vet në polici - Gazeta Express
string(81) "ministrja-reagon-pas-dhunes-se-shtuar-ndaj-grave-nje-rast-e-paraqet-vet-ne-polici"

Lajme

Gazeta Express

18/08/2022 13:03

Ministrja reagon pas dhunës së shtuar ndaj grave, një rast e paraqet vet në polici

Lajme

Gazeta Express

18/08/2022 13:03

Albulena Haxhiu, ministre e Drejtësisë, është shprehur e shqetësuar pasi u publikua një video në media ku një vajzë në Prizren shihet duke u rrahur, por pos këtij rasti, në Polici po raportohen shumë raste të dhunës së burrave ndaj grave.

Ajo ka shkruar në Facebook, të enjten se është tejet e shqetësuar për dhunën fizike që ushtrohet ndaj grave, vajzave dhe fëmijëve.

Lexo Edhe:

“Fatkeqësisht është rrënjosur aq thellë në shoqërinë tonë, sa dhunuesit mund ta ushtrojnë atë publikisht, pa asnjë pikë problemi. Nëse dhunuesit dhunën fizike e ushtrojnë edhe publikisht, e marrim me mend se çka ndodhë prapa dyerve të mbyllura”, ka shkruar ajo.

“Çdo formë e dhunës ndaj vajzave, grave dhe fëmijëve, duhet trajtuar seriozisht dhe menjëherë”, vazhdon postimi i saj.

Ka treguar po ashtu se ka lajmëruar policinë dhe prokurorinë që ta trajtojnë me prioritet këtë rast.

“Për rastin e dhunës fizike në Prizren, kam raportuar policinë dhe prokurorinë dhe pres që institucionet ta trajtojnë me prioritet këtë rast, dhe viktimat e qytetarët të sigurohen se dhunuesit do të ndëshkohen”, ka deklaruar Haxhiu. /Express