Ministrja Hajdari merr vendim për heqjen e përkohshme të tarifës prej 4 cent për importin e miellit nga Serbia - Gazeta Express
string(110) "ministrja-hajdari-merr-vendim-per-heqjen-e-perkohshme-te-tarifes-prej-4-cent-per-importin-e-miellit-nga-serbia"

Gazeta Express

30/03/2020 16:40

Ministrja Hajdari merr vendim për heqjen e përkohshme të tarifës prej 4 cent për importin e miellit nga Serbia

Gazeta Express

30/03/2020 16:40

Ministrja e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike e Republikës së Kosovës, Rozeta Hajdari, ka nxjerrë vendim për të pezulluar përkohësisht disa masa tarifore ndaj importit të miellit, raporton Express.

Përmes një njoftimi në faqen zyrtare të ministrisë, është bërë e ditur se pezullimi vlen nga sot deri më 30 prill 2020, dhe ka për synim të sigurojë furnizimin e rregullt me miell gjatë emergjencës së shëndetit publik lidhur me pandeminë e sëmundjes së koronavirusit (COVID-19).

Lexo Edhe:

Ndryshe, në fund të vitit 2017, ishte vendosur masa përfundimtare e importit të miellit që importohej nga Republika e Serbisë në Republikën e Kosovës me tarifa prej 0.04 cent. /Gazeta Express