Ministrja Gërvalla infektohet me COVID-19 për herë të dytë - Gazeta Express
string(58) "ministrja-gervalla-infektohet-me-covid-19-per-here-te-dyte"

Lajme

Gazeta Express

24/01/2022 20:14

Ministrja Gërvalla infektohet me COVID-19 për herë të dytë

Lajme

Gazeta Express

24/01/2022 20:14

Ministrja e Punve të Jashtme, Donika Gërvalla ka rezultuar pozitiv me COVID-19 për herë të dytë.

Këtë e ka bërë të ditur vet ministrja përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook.

Lexo Edhe:

Gërvalla tha se vaksinat e marra kanë ndikuar që ta përballojë më lehtë këtë valë të virusit.

Ajo njoftoi se është izoluar dhe po punon nga shtëpia.

Postimi i plotë:

Të dashur miq,të shtunën kam rezultuar të jem pozitive me Covid-19 dhe kam marrë menjëherë natyrisht të gjitha masat për t’u izoluar menjëherë dhe për të punuar nga shtëpia. Kërkoj falje tek të gjithë ata, takimet me të cilët jemi detyruar t’i anulojmë gjatë ditëve të ardhshme. Ju lutem, vaksinohuni sa më parë. Vaksinimi është në radhë të parë shprehje e solidaritetit me të moshuarit dhe të sëmurët. Krahasuar me valët e mëparshme të virusit, tek unë duket që vaksinat e marra të kenë ndikuar në përballimin shumë më të lehtë të kësaj vale të virusit.