Ministrja e Financave kërkon që të aprovohet amendamenti që mundëson votimin online të deputetëve - Gazeta Express
string(97) "ministrja-e-financave-kerkon-qe-te-aprovohet-amendamenti-qe-mundeson-votimin-online-te-deputeteve"

Gazeta Express

09/07/2020 11:05

Ministrja e Financave kërkon që të aprovohet amendamenti që mundëson votimin online të deputetëve

Gazeta Express

09/07/2020 11:05

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, ka kërkuar nga deputetët që të përkrahin amendamentin e Kuvendit të Kosovës që do të mundësonte votimin online të deputetëve, raporton Gazeta Express.

Bajrami ka thënë se në seancë ka mungesë të deputetëve të cilët si pasojë e pandemisë COVID-19 nuk mund të marrin pjesë dhe si rezultat nuk po kalojnë as marrëveshjet ndërkombëtare.

Lexo Edhe:

“Kryetarja e përmendi që është një amendament për votimin online të Kuvendit. Si pasojë e pandemisë po e shohim që disa deputetë po mungojnë, dhe si pasojë nuk munden të kalojnë as marrëveshjet ndërkombëtare”, ka thënë Bajrami në fjalën e saj.

Ajo ka thënë se sot pritet që të votohet edhe rishikimi i buxhetit, derisa ka theksuar se për një gjë të tillë duhen 2/3 e votave të deputetëve.

“Ne sot në rend të ditës e kemi edhe ligjin për rishikimin e buxhetit, që kërkon 2/3 e votave. Sa më shpejtë të kalojë amendamenti i rregullores së Kuvendit, që deputetët të mund te votojnë nga distanca, e nga shtëpia, në mënyrë që të mundësohet aprovimi i pakos fiskale emergjente”, ka shtuar ajo.

Bajrami ka thënë se nëse s’kalon ligji për marrëveshjet ndërkombëtare dhe rishikimi i buxhetit, do të penalizohen qytetarët dhe bizneset.

“Është një buxhet i votuar më 3 mars. Nëse s’kalojnë marrëveshjet financiare, do të penalizohen qytetarët dhe bizneset. Ju bëj thirrje që të kalojë sa më shpejtë ky amendamenti, që të kalojnë këto ligje, që janë jetike për qytetarët e Kosovës”, ka përfunduar Bajrami./Express/