Ministrit serb iu përkeqësua gjendja teksa ishte drejtpërdrejt në televizion – raportohet se është në gjendje të rëndë - Gazeta Express
string(116) "ministrit-serb-iu-perkeqesua-gjendja-teksa-ishte-drejtperdrejt-ne-televizion-raportohet-se-eshte-ne-gjendje-te-rende"

Lajme

Gazeta Express

05/08/2025 12:15

Ministrit serb iu përkeqësua gjendja teksa ishte drejtpërdrejt në televizion – raportohet se është në gjendje të rëndë

Lajme

Gazeta Express

05/08/2025 12:15

Ministrit serb për Investime Publike, Darko Glishiq i ishte përkeqësuar gjendja gjatë një paraqitjeje të drejtpërdrejtë në mëngjes në një nga televizionet e Serbisë.

Siç edhe mund të vërehet në disa pamje që po qarkullojnë në rrjetet sociale, ai filloi të belbëzonte dhe nuk ishte në gjendje të formonte fjali, çka detyroi ndërprerjen e menjëhershme të programit.

Sipas mediave serbe, dyshohet se ai kishte një sulm në tru dhe raportohet se është në gjendje të rëndë, përcjell Telegrafi.