Masat e reja anti-COVID hyjnë në fuqi të hënën më 2 nëntor - Gazeta Express
string(76) "ministria-tregon-se-kur-hyjne-ne-fuqi-masat-e-reja-per-mbrojtje-nga-covid-19"

Masat e reja anti-COVID hyjnë në fuqi të hënën më 2 nëntor

Gazeta Express

31/10/2020 14:14

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar në faqen zyrtare masat e reja për mbrojtje nga COVID-19, derisa ka njoftuar se këto masa do të hyjnë në fuqi nga e hëna, raporton Express.

Por, këto masa do të rishikohen pas dy javësh, siç njofton MSH’ja.

Lexo Edhe:

Masat e reja anti COVID:

-Qendrave tregtare dhe gastronomisë u ndalohet puna nga ora 21:00-05:00 (përveç shërbimeve “merr me vete”)

-Ndalohen seminaret, punëtoritë dhe format e tjera të organizimit ku ka grumbullim njerëzish/mbahen on-line

-Personat me sëmundje kronike dhe ata mbi moshën 60 vjeçare lirohen nga paraqitja në punë/punojnë on-line nga shtëpia

-Personave mbi moshën 65 vjeç u lejohet dalja jashtë shtëpisë nga ora 06:00-10 dhe nga 16:00-19:00

-Ligjëratat në universitete publike dhe private mbahen on-line. Provimet, puna praktike dhe laboratoratorike mbahen me prani fizike duke respektuar rekomandimet e MSh/IKSHPK

-Konviktet dhe mensa e studentëve punojnë duke zbatuar rekomandimet e IKSHPK

(Masat hyjnë në fuqi të hënën dhe rishikohen pas dy jave)