Ministria serbe e Mbrojtjes fyen shqiptarët, duke iu referuar si “shiptarima” - Gazeta Express
string(74) "ministria-serbe-e-mbrojtjes-fyen-shqiptaret-duke-iu-referuar-si-shiptarima"

Ministria serbe e Mbrojtjes fyen shqiptarët, duke iu referuar si “shiptarima”

Gazeta Express

02/10/2020 20:15

Ministria serbe e Mbrojtjes ka lëshuar një komunikatë përmes së cilës ka fyer shqiptarët duke iu referuar me termin ofendues “shiptarima”, fjalë kjo që citon ministrin e Mbrojtjes së Serbisë, Aleksandër Vulin.

Vulin filloi deklaratën e tij duke folur për “Shqipërinë e Madhe”, ku sipas tij, formimi i këtij “plani” është një katastrofë e madhe që kërcënon paqen në Ballkan.

Lexo Edhe:

Ministri i Mbrojtjes pati akuza edhe ndaj kryeministrit të Shqipërisë, Edi Ramës dhe Bashkimit Evropian, ku sipas tij, këta të fundit po heshtin derisa “Shqipëria e Madhe” po formohet.

Tutje, Vulin tha se vetëm serbët e bashkuar mund të ndalin “Shqipërinë e Madhe”, dhe porsa të bashkohen serbët, do të fillojë koha e paqes në Ballkan.

“Ajo që u  jepni ‘shiptarimave’, nuk mund t’i ndalojë serbët”, ka përfunduar Vulin me fyerje.

Më poshtë gjeni komunikatën e plotë të Ministrise dhe deklaratën e Vulin:

“Duke deklaruar se porti i Durrësit do të jetë Kosova, Edi Rama vazhdoi punën e tij për krijimin e “Shqipërisë së Madhe”. Si çdo here edhe tash Bashkimi Evropian do të heshtë dhe nuk do të bëjë asgjë. “Ata nuk mund të bashkohen as në vendin e tyre”, kështu përsëritet e përsëritet gënjeshtra se “Shqipëria e Madhe” është një Shqipëri e natyrshme dhe se serbët e bashkuar në një shtet të vetëm, janë një kërcënim për paqen”, tha ministri Vulin, duke komentuar provokimet e reja të Edi Ramës.

– “Shqipëria e Madhe” është një  katastrofë të madhe, thyerje dhe shkatërrimi të shteteve dhe kombeve në Ballkan. Vetëm serbët e bashkuar mund të ndalojnë “Shqipërinë e Madhe”, dhe sa më shpejt të bashkohemi institucionalisht, aq më shpejt do të fillojë koha e paqes në Ballkan. Ajo që u jepni ‘shiptarimave’, nuk do t’i ndalojë serbët – tha Ministri Vulin.