Ministria i reagon rrjetit të OJQ-ve që kërkoi më shumë testime për COVID-19: Mos krijoni panik, mund të dënoheni - Gazeta Express
string(111) "ministria-i-reagon-rrjetit-te-ojqve-qe-kerkuan-me-shume-testime-per-covid-19-mos-krijoni-panik-mund-te-denoheni"

Ministria i reagon rrjetit të OJQ-ve që kërkoi më shumë testime për COVID-19: Mos krijoni panik, mund të dënoheni

Gazeta Express

07/04/2020 12:46

Ministria e Shëndetësisë ka reaguar ndaj rrjetit të OJQ-ve që kërkoi të bëhen më shumë testime për virusin COVID-19. MSH-ja po kërkon nga OJQ-të të mos bëjnë panik, se përndryshe mund të dënohen

Përmes një njoftimi, Ministria e Shëndetësisë thotë se deklarimet e pakujdesshme në kohën e pandemisë janë shqetësuese.  

Lexo Edhe:

“Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike shprehin shqetësimin e saj për deklarimet e pakujdesshme, të papërgjegjshme dhe të paargumentuara të një organizate joqeveritare lidhur me menaxhimin e situatës epidemiologjike rreth Covid-19 në Kosovë”, thuhet në reagimin e MSH-së.

MSH-ja thotë se deklarimet e papërgjegjshme të një OJQ-je të cilën e quan “me sfond të panjogur”, janë fyerje për punëtorët shëndetësorë dhe ata që po e ekspozojnë vetën dhe familjet e tyre para rrezikut.

“Deklarimet e papërgjegjshme të një OJQ-je, me sfond të panjohur, janë fyerje për secilin punëtor shëndetësor, për të gjithë zyrtarët të administratës shtetërore (qendrore e lokale) dhe të shërbimeve të tjera mbështetëse, të cilët duke ekspozuar veten dhe familjet e tyre para rrezikut, përmbushin me përgjegjësi dhe vetëmohim obligimet para qytetarëve”, thotë MSH-ja në reagimin e saj.

Ministria e Shëndetësisë thotë se rrjeti i OJQ-ve AVONET po dezinformon rreth furnizimeve të bëra nga ministria dhe komuna dhe po flet pa pasur kompetenca dhe pa argumente.

“Rrjeti i OJQ-ve AVONET, në mungesë të informatave burimore, të cilat as që ka provuar t’i kërkojë në institucionet përgjegjëse, dezinformon rreth furnizimeve të bërë nga Ministria në Komuna dhe flet me jo-kompetencë edhe lidhur me testimet që kryhen për SARS-Cov-2 në Kosovë, pa e argumentuar me asgjë atë që e thotë me papërgjegjësi dhe pa i ofruar publikut asnjë argumentim lidhur me kriteret se si dhe kush duhet t’i nënshtrohet testimit”, thuhet në reagim.

“MSh, IKSHPK, SHSKUK dhe institucionet e tjera i bëjnë thirrje kësaj organizate dhe të gjithë të tjerëve, që të bëhen pjesë e angazhimeve për të ndihmuar popullatën në përballimin e kësaj situate, të tregojnë më tepër respekt për punonjësit shëndetësor në angazhimet e tyre dhe më shumë solidaritet me të prekurit me Covid-19 në luftimin e sëmundjes. Gjithashtu, të mos e pengojnë punën e institucioneve”, thekson MSH-ja.

Po ashtu, MSH-ja thotë se rastet e tilla të krijimit të panikut, janë të dënueshme me ligjet në fuqi.

“Dezinformimi dhe krijimi i panikut në situata të emergjencës së shëndetit publik, është akt i dënueshëm me ligjet në fuqi”, thuhet në reagim.

Ndërkohë, rrjeti i OJQ-ve, AVONET, ka kërkuar nga ministri Arben Vitia dhe drejtori i IKSHP-së, Naser Ramadani, që të rritet numri i testeve dhe të përfundojnë sa më parë testimet e vatrave që potencialisht po janë me numër më të madh të të infektuarve.

AVONET u ka bërë thirrje zyrtarëve të IKSHPK-së të kursehen nga deklaratat në rastet kur japin javë se kur mundet të kemi rritjen kulminante të virusit, të cilat po kanë efekte negative duke krijuar panik te qytetarët.

Komunikata e plotë:

Rrjeti i OJQ-ve AVONET me vëmendje është duke përcjellur gjendjen e krijuar pas pandemisë në nivel vendi, e me theks të veçantë rëndësinë e masave adekuate në parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19, e që nënkupton në rritjen e masave parandaluese dhe veprimet tjera institucionale, e ku vërehet dukshëm që masa adekuate dhe më të favorshme në këtë drejtim kanë marrë institucionet lokale se sa ato qendrore.

 Edhe pse komunave u ka munguar mbështetja elementare, siç janë maskat dhe dorëzat nga Ministria e Shëndetësisë dhe kjo mungesë e përkrahjes vazhdon tutje, kur tashmë jemi në javën e katërt nga shënimi i rasteve të para me Covid-19 në vendin tone.

“Qeveria e Republikës së Kosovës, konkretisht Ministria e Shëndetësisë është vonuar të përgatis masat parandaluese dhe poashtu edhe në testet”, ka thënë sot rrjeti i OJQ-ve AVONET.

“AVONET me shqetësim është duke parë në vazhdimësi se IKSHPK-ja, nuk po arrin të rrit numrin e testeve të dyshuar dhe kjo krijon një shqetësim jo vetëm tek familjet potencialisht që munden të jenë të infektuar, por edhe tek çdo qytetar, e gjitha kjo është si pasojë e mos menaxhimit të mire të Qeverisë së Kosovës, konkretisht Ministrisë së Shëndetësisë. Përveç panikës së qytetarëve për përhapjen e virusit COVID-19, ndër shqetësuese kryesor mbetet edhe mungesa e testeve”, thekson AVONET.