Ministria e sportit ngushëllon familjen e Shefqet Sinanit - Gazeta Express
string(57) "ministria-e-sportit-ngushellon-familjen-e-shefqet-sinanit"

Futboll

Gazeta Express

04/12/2020 14:22

Ministria e sportit ngushëllon familjen e Shefqet Sinanit

Futboll

Gazeta Express

04/12/2020 14:22

Ministria e Sportit e ka dërguar një telegram ngushëllimi me rastin e ndarjes nga jeta të ish-futbollistit e trajnerit, Shefqet Sinani.

Lexo Edhe:

Ministrja e Sportit, Vlora Dumoshi e ka përshëndetur kontributin e dhënë nga ana e të ndjerit për futbollin dhe sportin kosovar në përgjithësi.

“E nderuara familje Sinani,

Me dhimbje të thellë pranova lajmin për ndarjen nga jeta të ish-futbollistit dhe trajnerit të shquar, Shefqet Sinani.

Shefqet Sinani punoi për vite të tëra në KF Prishtina dhe do të mbahet mend për cilësitë e spikatura si sportist dhe si një ndër futbollistët më të admiruar të viteve të 80-ta.

Sinani duke edukuar gjeneratat e reja dhe duke përkrahur talentet e futbollit në Kosovë, ka lënë gjurmë të pashlyeshme për futbollin e sportin kosovar në përgjithësi.

Në emrin tim personal dhe të MKRS-së i shpreh ngushëllimet më të ndjera familjes Sinani, Federatës së Futbollit të Kosovës, Klubit Futbollistik Prishtina, bashkëpunëtorëve dhe gjithë komunitetit sportiv në Kosovë.

Me respekt, Vlora Dumoshi, Ministre e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Republika e Kosovës”, shkruan MKRS-ja. /Gazeta Express/