Ministria e Shëndetësisë siguron: Nuk ka marrëveshje për mjekët nga Serbia - Gazeta Express
string(73) "ministria-e-shendetesise-siguron-nuk-ka-marreveshje-per-mjeket-nga-serbia"

Ministria e Shëndetësisë siguron: Nuk ka marrëveshje për mjekët nga Serbia

Gazeta Express

01/04/2020 20:12

Ministria e Shëndetësisë ka hedhur poshtë pretendimet e PDK-së, thonë se nuk ka marrëveshje për mjekët nga Serbia.

Pesë persona nga veriu i Mitrovicës janë prekur me Covid 19.

Lexo Edhe:

E për shërimin e tyre, po interesohet shteti serbë.

Madje, u tha se 100 mjekë e infermierë të komanduar nga Beogradi do të hynin në Kosovë.

Kështu të paktën thanë një ditë më parë nga Partia Demokratike e Kosovës, të cilët po akuzojnë qeverinë se kanë arritur një marrëveshje me qeverinë serbe.

Sipas tyre me këtë vendim, qeveria heq dorë nga ushtrimi i autoritetit shtetëor ndaj një pjese të madhe të territorit dhe popullsisë së Kosovës.

Por sipas Faik Hotit, zëdhënës në Ministrinë e Shëndetësisë nuk ekziston ndonjë marrëveshje e kësaj natyre.

Madje komuniteti serb pritet të informohen për gatishmërinë e institucioneve kosovare që t’iu ofrojnë kujdes shëndetësor.

Sipas Hotit shqetësimi kryesor aktual është që të tejkalohen me sa më pak pasoja situata aktuale.

Sipas Gjoshit nga PDK një marrëveshje e tillë ishte bërë nga Qeveria e Kosovës më 20 mars.