Ministria e Mbrojtjes: Ushtarët e Maqedonisë së Veriut në Liban janë të sigurt - Gazeta Express
string(77) "ministria-e-mbrojtjes-ushtaret-e-maqedonise-se-veriut-ne-liban-jane-te-sigurt"

Gazeta Express

05/08/2020 12:15

Ministria e Mbrojtjes: Ushtarët e Maqedonisë së Veriut në Liban janë të sigurt

Gazeta Express

05/08/2020 12:15

Ministria e Mbrojtjes në Maqedoninë e veriut shpreh ngushëllime për viktimat nga shpërthimi në Bejrut dhe potencon se ushtarët e saj në Liban janë të sigurt.

“Ministria e Mbrojtjes shpreh ngushëllime të thella për viktimat nga shpërthimi në Bejrut, Liban. Ju informojmë se pjesëtarët e Ushtrisë së Maqedonisë së Veriut në misionin e Kombeve të Bashkuara në Liban, UNICIFL, janë të sigurt”, thonë nga ministria.

Lexo Edhe:

Në misionin në Liban për momentin janë të angazhuar tre ushtarë të Maqedonisë së Veriut, të cilat janë të shpërndarë dhe i kryejnë detyrat e tyre në lokacione të sigurta jashtë Bejrutit.

Ndryshe, nga shpërthimi i djeshëm në Bejrut sipas informacioneve të fundit, mbi 70 persona e kanë humbur jetën, ndërsa mijëra të tjerë janë lënduar.