Ministria e Drejtësisë komenton mendimin e Komisionit të Venecias


Gazeta Express
7 Tetor 2019 13:17

Ministria e Drejtësisë nuk do ta komentojë  mendimin e ekspertëve të Komisionit venecias për Ligjin e gjuhëve deri në miratimin e tij nga Komisioni  kur bëhet zyrtar.

“Mendimi i ekspertëve të Komisionit venecias është klasifikuar  deri në miratimin e tij nga komisioni  kur bëhet zyrtare. Deri në zyrtarizimin e tij  nuk do ta komentojmë, ndërsa sapo të miratohet, do ta fillojmë procesin  e implementimit të rekomandimeve të përmbajtura në të”, thonë për MIA-n  nga Ministria e Drejtësisë.

Sipas vlerësimeve të Komisionit venecias, siç publikoi “Plusinfo” Ligji i gjuhëve do ta rrezikojë  funksionimin e tërë sistemit gjyqësor.

“Shumë  dispozita të Ligjit të gjuhëve (nga viti 2018) i tejkalojnë standardet evropiane të definuara veçanërisht në Konventën korrnizë për mbrojtje të pakicave kombëtare dhe Kartës evropiane për gjuhë të pakicave dhe rajonale. Kjo në parim është për lëvdatë. Komisioni venecias e përshëndet gatishmërinë  e autoriteteve të Maqedonisë së Veriut për përmirësimin e gjendjes gjuhësore të bashkësive  të pakicave”, shkruan “Plusinfo”.

Sipas mendimit të Komisionit venecias, siç citon “Plusinfo” në  rajone të caktuara  ligji shkon shumë larg,  duke futur  obligime juridike joformale me të cilat parashikohet përdorimi i gjuhës shqipe në procedura gjyqësore, të cilat janë formuluar  në mënyrë aq të gjerë që me siguri  do të kërkonin  përgatitja shumëvjeçare të zbatohet në tërësi.

Këto janë pjesë të vlerësimeve të projektit të konkluzioneve nga Komisioni Venecias, që zyrtarisht do të publikohen më 17 tetor. Projekti është përgatitur  më 27 shtator të këtij viti ndërsa “Plusinfo” konfirmoi se posedon  kopje të këtij dokumenti.

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart