Ministria e Arsimit i disiplinon drejtorët maqedonas të shkollave


Gazeta Express
11 Qershor 2019 20:46

Grafa e shtetësisë në dëftesat e shkollave fillore dhe të mesme, përpos fjalës “maqedonas”, duhet ta ketë edhe emrin e ri të shteti, pra shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Ky është urdhri i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës drejtuar shkollave me drejtorë maqedonas, të cilët kishin refuzuar ta shënojnë emrin e ri të shtetit në rubrikat për shtetësi në dëftesat e nxënësve, shkruan gazeta KOHA.

Kësisoj drejtorët maqedonas i kanë shtypur dëftesat pa emrin e ri të shteti dhe në këtë mënyrë ju kanë pamundësuar arsimtarëve (profesorëve) shënimin e emrit të shtetit, ashtu siç ka qenë praktikë e deri tanishme.

Ndryshe, drejtorët e disa shkollave të mesme në gjuhën maqedonase, në të cilat ka edhe paralele në gjuhën shqipe, në mënyrë flagrante kanë tentuar ta shkelin Ligjin duke ua imponuar nxënësve shqiptarë që të vetëquhen “maqedonas”.

Sipas urdhrit të këtyre drejtorëve, në dëftesat e nxënësve pavarësisht se a janë shqiptarë apo maqedonas, në rubrikën ku shkruhet shtetësia – duhet të qëndrojë vetëm “maqedonas” (makedonsko), e jo Republika e Maqedonisë së Veriut, ashtu siç ishte më parë me emrin e vjetër të shtetit.

Te fundit


Kthehu lart