Ministri Sveçla reagon pas arrestimit të të dyshuarit për djegien e veturave në veri - Gazeta Express
string(84) "ministri-svecla-reagon-pas-arrestimit-te-te-dyshuarit-per-djegien-e-veturave-ne-veri"

Lajme

Gazeta Express

01/04/2023 19:59

Ministri Sveçla reagon pas arrestimit të të dyshuarit për djegien e veturave në veri

Lajme

Gazeta Express

01/04/2023 19:59

Pas arrestimit të M.B në veri, ka reaguar ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i cili tha se djegia e veturave të qytetarëve në veri e orkestruar nga Beogradi për të shkaktuar frikë tek qytetarët është akt i rëndë kriminal.

Sipas tij, M.B përveç që është i përfshirë në djegien e veturave në veri, më parë ai kishte sulmuar me armë Policinë e Kosovës duke i plagosur dy zyrtarë të saj.

Lexo Edhe:

Ai shtoi se organet e sigurisë kanë dëshmi për përfshirjen e tij në sulme ndaj infrasturkturës kritike të republikës.

” Secili që si individ apo si pjesë e grupeve kriminale të dirigjuara nga Beogradi ka kryer çdo lloj akti kriminal me qëllim të destabilizimit të vendit tonë, do të identifikohet dhe sillet para drejtësisë”, tha Sveçla.

Postimi i plotë i Sveçlës në Facebook:

Djegia e veturave të qytetarëve tanë në veri e orkestruar nga Beogradi me qëllim të shkaktimit të frikës tek qytetarët tjerë është pa dyshim akt i rëndë kriminal. Siç edhe kemi thënë sa herë kanë ndodhur akte të tilla, njësitet relevante policore kanë qenë të angazhuara në identifikimin e kriminelëve që kanë kryer akte të tilla.

Njëri nga ta sot është arrestuar dhe i cili përveç që ka qenë i përfshirë në djegien e veturave në veri, si pjesë aktive e strukturës kriminale të të ashtuquajturës “Mbrojtje Civile”, më parë ai kishte sulmuar me armë Policinë e Kosovës duke i plagosur dy zyrtarë të saj. Poashtu organet e sigurisë kanë dëshmi për përfshirjen e tij në sulme ndaj infrasturkturës kritike të republikës.

Në kuptim të kësaj, shtetasi serb i arrestuar sot akuzohet për “Pjesëmarrje ose organizim i grupit kriminal të organizuar”, “Vrasje në tentativë”, “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe “Sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare”.

Secili që si individ apo si pjesë e grupeve kriminale të dirigjuara nga Beogradi ka kryer çdo lloj akti kriminal me qëllim të destabilizimit të vendit tonë, do të identifikohet dhe sillet para drejtësisë.