Ministri Selimi: Kosova aktualisht nëpër arbitrazhe i ka të rrezikuara 300 milionë euro - Gazeta Express
string(86) "ministri-selimi-kosova-aktualisht-neper-arbitrazhe-i-ka-te-rrezikuara-300-milione-euro"

Ministri Selimi: Kosova aktualisht nëpër arbitrazhe i ka të rrezikuara 300 milionë euro

Gazeta Express

28/10/2020 11:23

Ministri i Drejtësisë së Republikës së Kosovës, Selim Selimi, në një konferencë për media bashkë me avokatët shtetërorë të Kosovës ka njoftuar për rastet që Kosova i ka fituar nëpër gjykata e ku i janë shpëtuar shtetit miliona euro.

Megjithatë, Selimi ka treguar se aktualisht Kosova nëpër arbitrazhe i ka të rrezikuara 300 milionë euro dhe se kanë angazhuar edhe kompani të huaja për mbrojtje, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

“Kosova aktualisht nëpër arbitrazhe i ka të rrezikuara 300 milionë euro. Shumë prej këtyre rasteve i kemi fituar, disa janë në proces. Kemi angazhuar edhe kompani të huaja për të na mbrojtur”, ka thënë ministri.

Gjithashtu, në këtë konferencë është bërë e ditur që javën e ardhshme Kosova do të ketë përballje në gjykatë edhe për një kontest tjetër e ku pritet të shpëtohen 10 milionë euro.

Të pyetur për rastin e Telekomit, avokati shtetëror ka treguar se është rast kur është paditur direkt Telekomi dhe jo Qeveria e Kosovës, teksa ka dhënë shpjegime që Kosova aktualisht nuk ka humbur asnjë rast në arbitrazh. /Express/