Ministri Mehaj: Janë shuar zjarret në malet e Rugovës, qytetarët të mos shqetësohen - Gazeta Express
string(89) "ministri-mehaj-jane-shuar-zjarret-ne-malet-e-rugoves-qytetaret-te-mos-shqetesohen-express"

Lajme

Gazeta Express

31/07/2021 22:02

Ministri Mehaj: Janë shuar zjarret në malet e Rugovës, qytetarët të mos shqetësohen

Lajme

Gazeta Express

31/07/2021 22:02

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj ka deklaruar se kanë realizuar me sukses operacionin për lokalizimin dhe shuarjen e zjarreve në zonën pyjore të Shtupeqit të Madh në rajonin e Rugovës.

Mehaj ka thënë se qytetarët nuk kanë nevojë të shqetësohen, dhe në rast të ndonjë rishfaqje të zjarrit ata do të intervenojnë menjëherë.

Lexo Edhe:

“Qytetarë të dashur, që nga dje dhe pa ndërprerë edhe gjatë natës dhe ditës së sotme, njësitet e FSK-së në koordinim dhe bashkëveprim me njësinë e helikopterëve të KFOR-it, njësitet e zjarrëfikjes së komunave të Pejës, Deçanit, Gjakovës, Klinës, Istogut dhe Junikut si dhe Agjencinë e Menaxhimit të Emergjencave, kanë realizuar me sukses operacionin për lokalizimin dhe shuarjen e zjarreve në zonën pyjore të Shtupeqit të Madh në rajonin e Rugovës.

Prandaj edhe njëherë, ftoj banorët e zonës përkatëse por edhe zonave e rajoneve tjera kudo në vend, që mos të shqetësohen, dhe në rast të ndonjë rishfaqje të zjarreve të njoftojnë menjëherë autoritetet lokale dhe mbështetja dhe reagimi ynë do të jetë I menjëhershëm me të gjitha kapacitetet në dispozicion”, ka thënë Mehaj.

Ndryshe, nga dita e premte e deri më sot rreth 50 hektarë janë përfshirë nga zjarri  një pjese të parkut nacional “Bjeshkët e Nemuna”.

Kujtojmë se si shkak i temperaturave të larta, është raportuar për zjarre edhe në Turqi e Shqipëri.