Ministri Matoshi tregon se a është Labi ende anëtar i AKR’së


Gazeta Express
16 Korrik 2019 23:50

Ministri i Mjedisit dhe Planfikimit Hapësiror është i ftuar sonte në emisionin DPT te Fidani në T7.

Ai ka folur për gjendjen në partinë e tij AKR dhe ka treguar se a ka dhënë dorëheqje deputeti Labinot Tahiri.

“Unë s’kam lexu asnjëherë ndonjë dorëheqje të Labit. Këtë e kam parë veç në postime”, ka thënë Matoshi.

“Nuk dua të shoh dorëheqje të Labit”, ka shtuar Matoshi duke treguar se ai dëshiron të ketë Labinot Tahirin si bashkëpartiak.

Por Matoshi ka treguar se nuk e di çfarë do të ndodhë në të ardhmen sa i përket fatit politik të Labinot Tahirit.

“Labi vazhdon të jetë i respektuar tek ne”, ka cekur Matoshi./Gazeta express/

Te fundit


Kthehu lart