Ministri i Jashtëm rus Lavrov do të marrë pjesë në takimin e Alaskës të premten - Gazeta Express
string(79) "ministri-i-jashtem-rus-lavrov-do-te-marre-pjese-ne-takimin-e-alaskes-te-premten"

Lajme

Gazeta Express

13/08/2025 12:09

Ministri i Jashtëm rus Lavrov do të marrë pjesë në takimin e Alaskës të premten

Lajme

Gazeta Express

13/08/2025 12:09

Ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov, do të marrë pjesë në samitin e Alaskës të premten, ka konfirmuar ministria, shkruan CNN.

“Po, mund të konfirmoj pjesëmarrjen e Sergey Lavrov në këtë ngjarje, e cila është planifikuar të mbahet në Alaskë të premten”, tha të mërkurën Alexey Fadeev, zëvendësdrejtor i Departamentit të Informacionit dhe Shtypit të ministrisë.

Fadeev shtoi se Moska shpreson që takimi t’u mundësojë liderëve “të përqendrohen në diskutimin e të gjitha çështjeve të grumbulluara, duke filluar me krizën ukrainase e duke përfunduar me pengesat për vendosjen e një dialogu normal, funksional dypalësh (SHBA-Rusi)”, të cilin ai e quajti thelbësor për “sigurimin e paqes dhe stabilitetit ndërkombëtar”.