Ministri i Jashtëm i Malit të Zi: Kemi brenga për idenë e korrigjimit të kufirit


load
Gazeta Express
21 Mars 2019 11:07

Ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli, priti në takim homologun e tij nga Mali i Zi, Srdjan Darmanoviq.

Dyshja realizuan takimin në njëvjetorin e ratifikimit të Marrëveshjes për Demarkacionin, çështje për të cilën të dyja palët thanë se është e mbyllur.

“Problemi është i zgjidhur. Nuk e shohim si çështje të hapur mes dy vendeve. Nuk ka pika kontestuese”, deklaroi Darmanoviq.

Ai, gjithashtu, komentoi edhe dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë, me ç’rast tha se Serbia duhet ta njohë Kosovën.

“Ne e përkrahim dialogun në mes të Serbisë dhe Kosovës. Nga ish-Jugosllavia kanë ngelur tre probleme. Çështja e emrit të Maqedonisë e cila është zgjidhur, e dyta marrëdhëniet në mes të Kosovës dhe Serbisë dhe problemi i tretë që është funksionaliteti i Bosnjës dhe Hercegovinës”.

“Sa i përket çështjes së dytë ne ju dëshirojmë të gjitha të mirat Kosovës dhe Serbisë që të zgjidhin këtë çështje në mënyrën më të mirë dhe në fund të rrugëtimit të ketë njohje reciproke”, shtoi ai, duke theksuar ka disa brenga për korrigjim të kufirit.

“Ne nuk përzihemi në çështje të brendshme. Në qofte se mund t’ju ndihmojmë diçka – këtu jemi. Kemi disa brenga për idenë e korrigjimit të kufirit. Nuk është ideja më e mirë, mirëpo nëse është ideja më e mirë për fqinjët tanë nuk e kemi problem”, ka përfunduar ai.

Te fundit


Kthehu lart