Gjatë ditës së djeshme ministri i jashtëm serb Marko Gjuriq pati një takim me homologun e tij estonez Margus Tsahkna.
Ky i fundit ia bëri të qartë Gjuriqit se shteti i tij nuk e pranon assesi faktin se Serbia po i shtrëngon duart me presidentin rus Vladimir Putin, të cilin e quajti kriminel lufte.
“Është e papranueshme të shtrëngosh duart me një kriminel lufte që po përpiqet të minojë sigurinë e Evropës dhe sovranitetin e Ukrainës”, ka shkruar ministri estonez në X, derisa ka bërë me dije se shhteti i tij janë të rreshtuar në rrugën e paqes.
Ai gjithashtu ka bërë me dije se e mbështet një dialog ndërmjet Serbisë dhe Kosovës drejt paqes.
I welcomed @markodjuric🇷🇸 & emphasized
— Margus Tsahkna (@Tsahkna) September 16, 2024
🔹It's unacceptable to shake hands with a war criminal who is trying to undermine security of Europe & #Ukraine's sovereignty
🔹#EU candidate #Serbia is expected to align with 🇪🇺CFSP
🔹I support a dialogue between Serbia&Kosovo towards peace pic.twitter.com/c2zAh3nbEt