Ministri francez: Më shumë vaksina ose Covidi s’largohet deri në këtë vit - Gazeta Express
string(71) "ministri-francez-me-shume-vaksina-ose-covidi-slargohet-deri-ne-kete-vit"

Lajme

Gazeta Express

06/05/2021 8:44

Ministri francez: Më shumë vaksina ose Covidi s’largohet deri në këtë vit

Lajme

Gazeta Express

06/05/2021 8:44

Pandemia e koronavirusit do të vazhdojë që të jetë e pranishme në botë deri në vitin 2024, nëse Grupi G7 nuk përqendrohet në rritjen e prodhimit të vaksinave dhe në lehtësimin e këtij procesi në Afrikë, tha ministri francez i Punëve të Jashtme.

Kryediplomati francez, Jean-Yves Le Drian, shtoi se duhet të ketë një debat për lehtësimin e kufizimeve ndaj patentave të kompanive farmaceutike – masë që është përkrahur edhe nga Shtëpia e Bardhë – por se prioriteti numër një është rritja e prodhimit.

Lexo Edhe:

“Nëse vazhdojmë me këtë ritëm, atëherë nuk do të ketë imunitet global deri në vitin 2024. A do të presim deri më 2024 me maska, me teste, me kufizime dhe me frikën tonë? Unë nuk mendoj se kjo është zgjidhje për ne apo për botën”, deklaroi shefi i politikës së jashtme franceze.

Le Drian foli për gazetën “The Guardian” pasi mori pjesë në takimin e ministrave të jashtëm të vendeve të G7-ës në Londër. Këtë ngjarje ai e cilësoi si kthim të Shteteve të Bashkuara në multilateralizëm pas disa vjetësh pezullimi shkaku i politikave të ish-presidentit Donald Trump, transmeton Gazeta Express.

Ai zbuloi se ka biseduar me sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken, më shumë herë që nga emërimi i tij në janar, sesa që ka biseduar gjatë tre vjetëve kur në atë post ishte Mike Pompeo i Trumpit, transmeton Gazeta Express.

Ministri francez pranoi se duhet të bëhet më shumë që të arrihet garancia që vaksinat të arrijnë te popujt më të varfër të botës dhe se përgjegjësi për arritjen e këtij qëllimi e kanë edhe shtetet e pasura të Grupit G7.