Ministri finlandez i thotë Mehajt se është i gatshëm të shtojë prezencën e trupave në kuadër të KFOR-it - Gazeta Express
string(103) "ministri-finlandez-i-thote-mehajt-se-eshte-i-gatshem-te-shtoje-prezencen-e-trupave-ne-kuader-te-kfor-it"

Lajme

Gazeta Express

09/12/2022 17:56

Ministri finlandez i thotë Mehajt se është i gatshëm të shtojë prezencën e trupave në kuadër të KFOR-it

Lajme

Gazeta Express

09/12/2022 17:56

Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj po qëndron në Finlandë me ftesë të homologut të tij, ministrit të Mbrojtjes të Finlandës, Antti Kaikkonen.

Pas pritjes me nderime të larta ushtarake, u zhvillua takimi mes dy ministrave ku u diskutua rreth situatës aktuale gjeopolitike, ndikimit zinxhir që ka agresioni rus në Ukrainë, vendimin e Finlandës për të aplikuar në NATO, si dhe rëndësisë së zgjerimit të kësaj aleance me qëllim garantimin e stabilitetit dhe paqes.

Lexo Edhe:

Në këtë takim, ministri Kaikkonen i ka shprehur gatishmërinë e tij për të rritur prezencën e trupave finlandeze në kuadër të misionit të KFOR-it.

Gjithashtu, dy ministrat diskutuan edhe për fushat në të cilat do të bashkëpunojnë në të ardhmen, me theks të veçantë në arsimimin dhe stërvitjen e kuadrove të reja të ushtarakëve, si dhe realizimin e ushtrimeve të përbashkëta dimërore.

Gjatë takimit, Ministri Mehaj informoi Ministrin Kaikkonen edhe për kapacitetet e Ushtrisë së Republikës së Kosovës, arritjet dhe gatishmërinë për të ndarë me Ushtrinë Finlandeze përvojën e FSK-së në fushën e deminimit, kërkim-shpëtimit dhe eliminimit të materieve të rrezikshme.

Në fund, Ministri Mehaj e ftoi homologun e tij për vizitë në Republikën e Kosovës./Gazeta Express/