Ministri Çeku e prezanton projektin e Qendrës Nacionale të Xhudos në Pejë
Sporte tjera
Gazeta Express
27/09/2023 15:33
Ministri i Sportit, Hajrulla Çeku e ka prezantuar sot projektin e qendrës
nacionale të xhudos në Pejë, e cila do të shërbejë për ushtrimet e xhudistëve
dhe për organizimin e garave ndërkombëtare.
Kjo qendër nacionale ndërkombëtare do t’i presë edhe garat prestigjioze të
Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”, të cilat do t’i organizojë Kosova pas
shtatë vjetësh.
Më poshtë mund ta shihni postimin e ministrit Çeku. /Gazeta Express/